28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Bajqinovci e këshillon Kurtin: Kjo është gracka e AAK-së

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, me anë të një shkrimi në Facebook, ka analizuar, për aq sa mund të analizoj, kërkesën e opozitës e specifikisht atë të AAK-së, për dorëheqjen e Kurtit.

Bajqinovci ka krahasuar situatën, kur Haradinaj pati dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit, duke shtuar se fitoi më pak vota se që kishte. Kjo sipas Bajqinovcit është gracka që AAK ka menduar për Kryeministrin Kurti.

Por, deputeti gjithashtu është shprehur se kjo është “çorbë që Albin Kurti nuk e han”. Me gjasë duke aluduar edhe në këshillat e tij ndaj Kryeministrit.

Postimi i plotë:

Pse thirrja dhe insistimi i Besnik Tahirit për dorëheqje të Kryeministrit nuk është kërkesë e sinqertë për zgjedhje por grackë për Albin Kurtin? Grackë në të cilin dikur kishin rënë vet, e në të cilën Albini nuk bie.

Besnik Tahiri edhe sot paska kërkuar dorëheqjen të kryeministrit që vendit të shkojë në zgjedhje edhe pse javën e kaloi opozita, përfshirë AAK, praktikisht refuzuan ofertën për zgjedhje. Arsyet po pse refuzuan besoj i dimë të gjithë.

Po pse thirrja dhe insistimi i Besnik Tahiri për dorëheqje të Kryeministrit nuk është kërkesë për zgjedhje por grackë për Albin Kurtin? Në vitin 2019, Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje, me arsyetimin se ishte ftuar në Hagë. Në publik, të gjithë e kishin lexuar dorëheqjen e Haradinajt si kalkulim politik duke u bazuar në popullaritetin që ai kishte atë kohë për shkak të tarifës 100% ndaj Serbisë. Edhe unë besoj ashtu, për ndryshe është vështirë të shpjegohet se pse Haradinaj vazhdonte të rrinte kryeministër në detyrë, edhe pse ishte ftuar në Hagë, dhe përkundër kësaj madje synonte përsëri të zgjidhej kryeministër në zgjedhjet e reja. Ju kujtohet fushata Kosova 100% shtet. Rezultati i dorëheqjes së Haradinajt ishte katastrofik në zgjedhje. Në zgjedhjet e 2019 ai kishte marrë plotë 26 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 2017 me të cilat u zgjedh kryeministër. Pra, qytetarët e ndëshkuan edhe për keqqeverisjen por edhe sepse pak ka njerëz që dëshirojë ta votojnë dikë që ka dhënë dorëheqje.

Pra kjo është çorba e AAK-së për Albin Kurtin. Çorbë që Albin Kurtin nuk e han. As AAK nuk kishte me e hëngër dy herë.

Edhe një gjë të fundit, Haradinajn nuk e lëshonte Zyren e Kryeministrit, edhe pse kishte dhënë vetë dorëheqje. Pse ta lëshoj Albin Kurti kur ka legjitimit të plotë e mbi 50% mbështetje të popullit? Që nuk na besoni, hajde shkojmë në zgjedhje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit