10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 75-të i Zyrës së Prokurorit të Specializua, Bislim Zyrapi, deri në orën 11:00, për të vazhduar më pas me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 77.

Të mërkurën dëshmitari Bislim Zyrapi Ka thënë se ai nuk ishte në dijeni kur ishte arrestuar Cen Desku dhe Jakup Kastrati.

Kam qenë i qartë çdo herë dhe jo, nuk e kam ditë”, ka theksuar Zyrapi, duke u përgjigj në pyetjet e avokates mbrojtëse të Jakup Krasniqit.

Dëshmitarit iu prezantuan disa fotografi ku shihej Jakup Krasniqi. Për dokumentet që Zyrapi kishte thënë që ishin të nënshkruara nga Jakup Krasniqi, sot ai shtoi se nuk kishte qenë prezent kur e kishte nënshkruar por që e njihte nënshkrimin e tij.

Gjithashtu Zyrapi ka thënë se detyrë e zëdhënësit të UÇK-së ishte edhe përdorimi i propagandës për ushtrinë e cila sipas tij kishte qëllim fitimin e mbështetjes nga ana e ndërkombëtarëve krahas përkrahjes së popullsisë shqiptare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit