27.3 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Osmani për Srebrenicën: Kujtesë e mizorisë njerëzore

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës, duke thënë se masakra e bërë nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se “Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi”.

Ky është postimi i plotë i presidentes:

Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit.

Tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore.

Sot, në Ditën Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura dhe ripërsërisim se paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit