Një 32 vjeçar ka humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e së mërkurës në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, në Prizren.
Viktima është Zekë (Afrim) Qenaj, i cili humbi jetën si pasojë e përplasjes së motoçikletës me një veture.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 16:00, në varrezat e fshatit Romajë.
Ndryshe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, kishte konfirmuar për Indeksonline se policia ishte njoftuar për aksidentin rreth orës 18:22.
“Patrulla policore ka reaguar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Me të arritur në ora 18:30, zyrtarët policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një aksident trafiku me pasojë vdekjen. Ekipi i urgjencës ka konfirmuar vdekjen e viktimës, Z.Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë i Komunës së Prizrenit, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar motoçikletën”, ka thënë Bytyqi






