Avokati i Jakup Krasniqit, Mentor Beqiri, është shprehur i bindur se aktgjykimi ndaj klientit të tij dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së nuk do të konfirmohet.
Ai ka vlerësuar se nuk ka trup gjykues që do ta konfirmonte aktgjykimin që është shpallur më 16 shtator.
Në Debat Plus, Beqiri tha se mbrojtja beson plotësisht në rrëzimin e aktgjykimit të shkallës së parë.
“Unë besoj që do të përfundojmë më shpejt se dymbëdhjetë muaj. Por mund të shpejtohet më shumë. Ne 100 për qind besojmë dhe jemi të bindur për çështjen që ky aktgjykim nuk mund të konfirmohet nga asnjë trup gjykues”, deklaroi Beqiri, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.
“Ky aktgjykim nuk mund të konfirmohet nga asnjë trup gjykues, qoftë Gjykata e Apelit, por nuk besojmë që as nga komuniteti juridik ndërkombëtar dikush mund ta konfirmojë”, është shprehur ai.






