Ambasada e SHBA’së në Prishtinë tha se sot, në trevjetorin e sulmit terrorist të Banjskës ku u vra polici Afrim Bunjaku, i bashkohet Kosovës në nderimin për të.
Ambasada përsëriti thirrjen e saj që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës.
“I bashkohemi Kosovës në nderimin për zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre”.
Edhe ambasada të tjera në vend bënë thirrje që autoritetet serbe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e sulmit terrorist, shumica e të cilëve gjetën strehim në Serbi.






