Turpi nuk u takon atyre që kërkojnë proteza, u takon atyre që kanë pushtetin

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Turpi nuk u takon atyre që kërkojnë proteza. U takon atyre që kanë pushtetin të ndihmojnë dhe zgjedhin të abstenojnë.
————————
Pesë anëtarë të partisë në pushtet nuk paskan gjetur vullnetin sot të votonin për njerëzit që ende e mbajnë në trup çmimin e lirisë.

Pse nuk e votuat? Çfarë mesazhi deshët t’u çonit? Çfarë janë invalidët e luftës për ju në Kuvend: a nuk janë ata qytetarë që meritojnë kujdesin më të madh institucional?
Apo ndoshta do i preferonit të ishin vrarë edhe këta dhe të ua vajtonit lapidarët nëpër tubime elektorale për gjoja “vjedhjet edhe në lapidarë”, siç e kishit bërë shprehi?

Proteza nuk është luks.

Është nevojë jetike për lëvizje, pavarësi dhe dinjitet. Këta njerëz nuk po kërkojnë privilegje. Po kërkojnë që shteti të përmbushë përgjegjësinë ndaj tyre.

Turpi nuk u takon atyre që kërkojnë proteza. U takon atyre që kanë pushtetin të ndihmojnë dhe zgjedhin të abstenojnë.

Të ngjashme

Të fundit