Kandidati për deputet nga “Koalicioni Shqiptar” në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi ka deklaruar se në zgjedhjet e së dielës me 25 tetor synojnë që të arrijnë më shumë se tre deputet shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.
Ai komentet i bëri në emisonin debatues POLITIKO në Kanal 10.
” Synimi jonë shtë të kemi përfaqësim sa më të madh, jo vetëm me një deputet, por tre e më tepër”, tha mes tjerash ai, duke shtuar se mundësitë reale janë që tre mandate janë të arritshme.






