Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

- Advertisement -

Trepça ka regjistruar tjetër fitore të madhe në “FIBA Europe Cup”, dhe të katërtën rresht përfshirë edhe duelet e Superligës së Kosovës në basketboll.

Para tifozëve të vet të zjarrtë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë të mërkurën mbrëma, Trepça e mposhti klubin çek Opava, me rezultatin 89:80.

Sfida ishte dramatike dhe u vendos në fund. Ishte ballafaqimi i tretë i Grupit A, i garës së nivelit të dytë nga ato që i organizon FIBA.

Shawn Jones i kishte statistikat më të mira në fitore te skuadra e udhëhequr nga trajneri Adis Beqiragiq. Jones i pati 19 pikë, ndërsa i shtoi edhe 10 kërcime e tri asistime.

JaCori Payne i shënoi 19 pikë dhe kontribuoi me tri kërcime e katër asistime. James Graham i shënoi 14 pikë, Drilon Hajrizi 13, ndërsa Andrew Thelwell kontribuoi në fitore me 11 pikë.

Jakub Slavik te mysafirët e mbylli ndeshjen me 15 pikë, 11 kërcime e tri asistime.

Trepça tani ka pesë pikë në grup, pas dy fitoreve e një disfate. Opava e ka një fitore e dy humbje.

Menjëherë më 28 tetor, Trepça luan në Tbilisi të Gjeorgjisë ndaj Batumit.

Të ngjashme

Të fundit