10.5 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Tuchel merr kombëtaren e njohur?

- Advertisement -

Në kërkim të fazës tjetër të karrierës së tij është Thomas Tuchel, i cili u shkarkua në shtator nga Chelsea dhe nuk ka marrë ende një klub tjetër.

Sipas një raportimi të “Telegraph”, gjermani nuk e përjashton mundësinë që të qëndrojë në Angli dhe të pasojë Gareth Southgate, në rast se anglezi largohet nga pankina e kombëtares, pas Botërorit të Katarit.

Southgate është në një pozitë të vështirë pas rënies së Anglisë në kategorinë e dytë të Ligës së Kombeve dhe nëse dështon në Botëror, ka gjasa që të largohet nga kombëtarja. Nëse bëhet kjo, anglezët pretendojnë se Tuchel është më i miri për të marrë drejtimin teknik të skuadrës.

Emri i gjermanit në fakt nuk është harruar në Angli pasi siç raporton “Daily Mail”, Tuchel tashmë ka refuzuar dy oferta nga klubet e Premierligës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit