17.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Nuk gabojnë kandidatët për titull, fiton Prishtina, pa gola në Malishevë

- Advertisement -

Ballkani, Drita dhe Llapi kanë vazhduar me fitore derisa Prishtina mposhti Lirinë, kurse s’kishte gola mes Malishevës e Gjilanit (0:0).

Vëmendja ishte te Ballkani, që kishte një sfidë të vështirë ndaj Dukagjinit por e mbylli me rezultat 3:0.

Lindon Emërllahu pas një kohe të gjatë iu kthye golit për t’i dhënë epërsinë vendasve me gol të bukur (7’), ndërsa kapiteni Edvin Kuc e dyfishoi epërsinë (24’).

Krejt në fund, Ballkani fitoi një penallti të cilën e konkretizojë për mrekulli Nazmi Gripshi (90+6’).

Llapi ndërkohë ka fituar me një përmbysje në shtëpi ndaj Feronikelit ’74, ku shkëlqeu qendërsulmuesi Muhamet Hyseni me dygolësh.

Nikli kaloi fillimisht në epërsi përmes Ruben Tarascos (14’), ndërsa Llaip e barazoi rezultatin me Hysenin (22’).

Skuadra e Batatinas pastaj mori dominimin e ndeshjes, duke e përmbysur epërsinë me anë të Ahmed Januzit (32’).

Klubi nga Drenasi u këndell sërish duke barazuar me Jakub Berishën (44’), por vetëm gjashtë minuta më vonë Hyseni realizoi për pikët e plota të vendasve (50’).

Te fitorja është kthyer edhe Drita, që triumfoi me rezultat 3:1 në shtëpi ndaj Fushë Kosovës.

Drita ishte shumë herë më e mirë nga fillimi, me Blendi Baftiun që kaloi vendasit në epërsi pas gjashtë minutave lojë.

Fushë Kosova arriti ta barazojë rezultatin me Dorent Hajdarin (51’), por që Drita e ktheu shpejtë epërsinë sërish përmes Baftiut (54’).

Ndërsa, fitoren e vulosi Besnik Krasniqi (77’).

Prishtina gjithashtu ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Liria e Prizrenit, përballje që ishte e hapur nga fillimi.

“Bardhëkaltërit” pikët e plota i arkëtuan krejt në fund, falë një goli të vonshëm vetëm një minutë pasi iu anulua goli i Lirisë.

Ndërkohë, përballja e vetme që s’kishte fitues ishte mes Malishevës dhe Gjilanit, që përfundoi me rezultat 0:0.

Pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër s’arriti t’i finalizonte andaj edhe i ndan pikët.

Renditja tabelore në Superligën e Kosovës tashmë është kështu:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit