16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Bayern Munich me mungesa të mëdha për ndeshjen e dytë ndaj Real Madridit

- Advertisement -

Real Madrid dhe Bayern Munich do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit më 8 maj në “Santiago Bernabeu”, pasi barazuan 2-2 në Allianz Arena në ndeshjen e parë.

Për ndeshjen e kthimit, trajneri Tuchel do të duhet të mendojë për 11-tshen startuese pasi shumë lojtarë të Bayernit janë të lënduar.

Siç shkruan Relevo.com, përcjell Klankosova.tv, Bayern do të luajë pa qendër mbrojtësin holandez, De Ligt, i cili u largua i lënduar nga ndeshja kundër  Eintracht Frankfurt. Ai nuk luajti as në ndeshjen e parë.

Poashtu pritet të mungojnë mbrojtësi anglez, Eric Dier, futbollisti portugez Guerriero, qendërmbrojtësi francez, Dayot Upamecano, i cili ndrydhi kyçin e këmbës në stërvitje të premten, më 26 prill.

Listës i bashkohet edhe anësori francez, Kingsley Coman si dhe mbrojtësi i krahut, Sacha Boey.

Skuadra që fiton do të kalojë në finalen e madhe që zhvillohet më 1 qershor në Wembley.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit