17.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Duka e Ademi po qëndrojnë në Yerevan, në finalen e Ligës së Kampionëve në futsall mes Barcelonës dhe Palmës  

- Advertisement -

Zv/Presidenti i UEFA-s, njëherësh president i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot po qëndrojnë në Yerevan të Armenisë, ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në futsall, Barcelona-Palma. Ata u pritën nga presidenti i Federatës së Futbollit të Armenisë, Armen Melikbekyan. Ademi e Duka do të jenë prezent në finale si dhe në takimet e organizuara nga UEFA.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me zv/Presidentin e UEFA-s, Armand Duka ndodhemi në Yerevan për të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve në futsall mes Barcelonës dhe Palmës.

Në kryeqytetin armen u pritëm ngrohtësisht nga presidenti i Federatës së Futbollit të Armenisë, Armen Melikbekyan.

Së bashku me zv/presidentin e UEFA-s, Armand Duka, do të jemi të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme, si dhe në takimet e tjera të organizuara nga UEFA.

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, Yerevan! 🇽🇰⚽️🇦🇱

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit