16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Deputeti gjerman: Komiteti i Ministrave ta pranojë Kosovën në KiE, e vetmja rrugë për të shkuar para

- Advertisement -

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knutt Abraham, ka thënë se Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje sa i përket votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, ose duhet të veprohet në vlerat dhe standardet evropiane që Kosova të pranohet në maj, ose të injorohet vlerësimi i detajuar i juristëve të shquar, i tre raportuesve,i tre komisioneve dhe i Asamblesë Parlamentare të KiE.

“Megjithatë, kjo do të dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund të injorojnë standardet sipas dëshirës”.

Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë (Plani i Ahtisaarit) dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar Abraham në platformën X.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit