28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Trepça fiton ndaj Prishtinës, siguron finalen në Ligën Unike

- Advertisement -

Skuadra e Trepçës është finalistja e dytë në Ligën Unike.

Në gjysmëfinalen e dytë të kësaj gare të luajtur të premten mbrëma në Vlorë, Trepça e mposhti me vështirësi Sigal Prishtinën me rezultatin e ngushtë 83:80.

Ndeshja ishte e fortë dhe dramatike deri në minutat e fundit kur edhe u vendos fituesi. Në fakt, Prishtina e pati mundësinë për të barazuar rezultatin por në aksionin e fundit, Devonte Clark nuk ishte i saktë nga tentimi për tri pikë.

Skuadrës nga Mitrovica i mjaftoi diferenca në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me shifrat 27:18 për të evituar humbjen nga Prishtina. Për Trepçën, kjo ishte fitorja e shtatë në po aq ndeshje të luajtura ndaj Prishtinës në të gjitha garat këtë edicion.

Devonte Upson me “double-double” prej 16 pikëve e 11 kërcimeve ishte më efikasi te Trepça, ndërsa në ndihmë i dolën edhe Darnell Edge me 19 e Mikaile Tmushiq me 14 pikë të shënuara.

Te Prishtina u veçua Devonte Clark me 24 pikë, ndërsa lojë të mirë shfaqn edhe Malcom Armstead (21 pikë) e Diamond Stone (20 pikë), por që në tre minutat e fundit të ndeshjes u largua nga parketi për shkak të pesë gabimeve personale.

Në finale, Trepça do të përballet me skuadrën e Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo që do të luhet të dielën prej orës 19:00. Për Yllin, i cili e ka të fituar një trofe të Ligës Unike, kjo është finalja e tretë rresht në këtë garë kurse për Trepçën e para.

Ndërkohë, Prishtina do të përballet me Pejën në ndeshjen për vendin e tretë, që po ashtu luhet të dielën por prej orës 16:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit