Sporting dhe Manchester United ndajnë pikët në një ndeshje spektakolare, e cila përfundoi 2-2 në Lisbonë, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Luis Suarez ishte protagonist në të dyja anët e historisë. Sulmuesi uruguaian fillimisht dështoi nga pika e bardhë, por pas përsëritjes së penalltisë arriti të shënonte për 1-0 në minutën e 33-të.
Manchester United reagoi në fillim të pjesës së dytë. Bruno Fernandes barazoi nga penalltia në minutën e 48-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë, duke përmbysur rezultatin në 1-2.
Megjithatë, Sporting nuk u dorëzua. Në minutën e 80-të, Suarez përfitoi nga një gabim i portierit Senne Lammens, i cili nuk arriti ta kontrollonte topin pas një harkimi, dhe vendosi shifrat në 2-2.
Me këtë barazim, Sporting shkon në 10 pikë pas pesë ndeshjeve, ndërsa Manchester United arrin në shtatë pikë. Para kësaj ndeshjeje, Sporting ishte i 12-ti, kurse United në vendin e 19-të. Të dyja skuadrat mbeten në garën për kualifikim në fazën tjetër.
Në fund, Sporting mbeti edhe me një lojtar më pak, pasi Youri Tielemans u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 90+3-të.






