Bayern Muncheni është befasuar nga Lille në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët pësuan humbje minimale në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës.
Në duelin e luajtur në Francë, Lille triumfoi me shifrat 2:1.
Në fakt, Lille fitoi me përmbysje të rezultatit pasi Bayerni avancoi në minutën e 15-të me golin e Dayot Upamecanos.
Lille në pjesën e dytë, fillimisht barazoi shifrat me Ayase Ueda, përpara se të siguroj fitoren me autogolin e Aleksandar Pavloviq.
Për Lillen, kjo është fitorja e parë dhe tani ka 4 pikë, katër më pak se Bayerni.






