28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Bajraktari për zyrtarët me aktakuza: S’është etike që paradite të ballafaqohen me akuza, pasdite të punojnë

- Advertisement -

Gjatë fushatës zgjedhore më 2021, kryeministri, Albin Kurti kishte deklaruar se në qeverinë e tij nuk do të ketë ministra me aktakuza.

Tre vite më pas, në Qeverinë që ai udhëheq,  janë dy ministra të dy dikastereve mjaftë të rëndësishme që kanë aktakuza të ngritura.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përballen me akuza për gaz lotsjellës në Kuvend.

Sipas Kodit të ri të Procedurës Penale, neni 539, Gjykata e pezullon të pandehurin, i cili është person zyrtar nga detyra e tij, nëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale.

Por me këtë kod, kjo vepër nuk parasheh pezullim nga puna deri në verdiktin final.

“Me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale është paraparë suspendimi për të gjitha kategoritë e zyrtarëve publik, por janë të specifikuara disa vepra penale e natyrisht çështja e gazit përkatësisht përdorimi të armëve nuk hyn në kategorinë e veprave penale për të cilat parashihet suspendimi sipas dispozitës 539 të KPP”, thotë avokati Ardian Bajraktari.

Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, bën të ditur për televizionin se deri më tani Gjykatat nuk kanë shqiptuar masa të pezullimit nga detyra.

“Ne sot kemi në Kuvend e në Qeveri ministra apo deputet që janë të dënuar për korrupsion, dhe vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre publik, gjykatat nuk e kanë shqiptuar dënimin plotësues, përveç që kanë shqiptuar një dënim me gjobë, nuk kanë shqiptuar një dënim plotësues për ndalimin e ushtrimit të funksionit në administratë publike.”, tha ai.

Mirëpo sipas avokatit Bajraktari, nuk është etike që ministrat të ushtrojnë funksionet e tyre me akuza.

“Vlerësoj që personat që bartin pozicione të rëndësishme në shtet, nuk është edhe etike që paradite të ballafaqohen me akuza, çfarëdo qofshin ato e pastaj pasdite të punojnë.”, tha ai.

Edhe ministri i infrastrukturës Liburn Aliu, kishte aktakuzë të ngritur për korrupsion, por gjykata e ka liruar atë nga akuzat. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit