Tirana më 27 nëntor mirëpret Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

- Advertisement -

Tirana mirëpret më datë 27 nëntor Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”.

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) bën me dije se samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Sipas njoftimit, diskutimet priten të përqendrohen në përshpejtimin e reformave, zbatimin e Planit të Rritjes, prioritetet e reja strategjike dhe integrimin ekonomik të Rajonit në Bashkimin Europian.

MIA informon se “samiti do të nisë në orën 10:00 me mbërritjen e Liderëve dhe do të përmbyllet me konferencën e përbashkët për shtyp të Kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Marta Kos, në orën 12:30”.

Të ngjashme

Të fundit