28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kush e bëri këtë video enigmatike që doli pas marrjes në pyetje të Martinit? A do të përgjigjet dikush në këto dilema të llahtarshme?

- Advertisement -

Në ditën që në Prishtinë është intervistuar nga prokuroria ambasadori Martin Berishaj, në rrjete sociale po qarkullon një video enigmatike.

Ndonëse nuk dihet autori i videos në fjalë, aty ngritën dilema të llahtarshme rreth përfshirjes në korrupsion të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në video thuhet se ky është skandali më i madh korruptiv në rajonin e Ballkanit dhe kryepersonazh është Martin Berishaj.

Duke i nxjerr shkrimet e mediave të Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Kosovës, aty përmenden kallëzimet penale ndaj Berishajt, i cili dyshohet edhe për financim të VV-së.

Sipas videos në fjalë skema piramide shkon tek Albin Kurti.

Martin Berishaj ishte shtetas i tre shteteve të ish-Jugosllavisë dhe njihet tashmë i lidhur ngushtë me Albin Kurti. Media kanë raportuar se afera ka filluar me ndikim të Martin Berishajt në një organizatë sllovene që ka përkrahur direkt Vuçiqin e Serbisë dhe Kurtin e Kosovës. Shumë media kanë pohuar se kjo organizatë është e lidhur me shtetin serb dhe UDB-n famëkeqe”, thuhet në video.

Më tej, aty përmenden parat kesh të që ka nxjerrë Martin Berishaj në Mal të Zi dhe Prishtinë, duke shtuar se ai dhe firma e tij merren me shit-blerje të rrymës në Ballkan.

Në fund të videos shtrohen disa pyetje të llahtarshme.

Pyetja e parë, pse Kurti e refuzoi ndërtimin e termocentralit Kosova e re? Pse e refuzoi gazperçuesin amerikan dhe pse shpenzoi një miliard euro në shpenzime të energjisë gjatë mandat të tij? Pyetja e dytë është se kush shkuan katër milionë euro kesh të Martin Berishaj? Cili ishte desitinimi i tyre final? Pse kriza në veri dhe dialogu po përputhet me zbardhjen e fakteve rreth Martin Berishajt? Pyetja tjetër është se cili ka qenë qëllimi i Beogradit që ka lejuar këto transfere dhe këto nxjerr kesh në Kosovë nga Martin Berishaj, kur dihet se në Serbi çdo gjë kontrollohet nga Vuçiqi? Prandaj, pyetja finale është a kontrollohet Martin Berishaj dhe rrjedhimisht Albin Kurti nga Vuçiqi?”, përfundon video. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit