Trajneri i Irlandës ia jep meritat Kosovës

- Advertisement -

Trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, e quajti rezultat të drejtë fitoren e Kosovës ndaj tyre në Ligën e Kombeve.

Ai nuk u befasua nga mënyra se si luajti Kosova dhe foli në superlativë për energjinë e tyre.

“Ishte një rezultat i drejtë. Kosova e meritoi, sepse sonte luajti më mirë se ne. I bëri gjërat bazë më mirë se ne dhe pati shumë raste për të shënuar më shumë se një gol”, tha Hallgrimsson për Klan Kosovën.

“Ne shpresonim që ta përfundonim ndeshjen pa pësuar gol, por në fund, ndoshta rezultati ishte i merituar”.

“Nuk ishte befasuese mënyra se si luajti Kosova sonte. Të gjitha gjërat që ata i bëjnë, i bëjnë shumë mirë. Kanë energji të madhe, lëvizje të mira dhe një qasje pozitive, ashtu si atmosfera këtu.

Të ngjashme

Të fundit