Presidenti Ademi pas fitores së Kosovës: Çfarë mbrëmje, çfarë fitoreje! Ju lumtë, Dardanë!

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përshëndetur fitoren e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Përmes një postimi, Ademi i ka uruar futbollistët dhe tifozët “Dardanë”, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit dhe atmosferën e krijuar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Çfarë mbrëmje, çfarë fitoreje! Ju lumtë, Dardanë!”, ka shkruar Ademi, duke theksuar se Kombëtarja e ka nisur edicionin e ri me besim, përkushtim dhe ambicie.

Ai e ka cilësuar fitoren si përgjigjen më të mirë pas zhgënjimit të humbjes në finalen e “play-off”-it të Botërorit 2026 ndaj Turqisë.

Ademi ka veçuar edhe atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke falënderuar tifozët “Dardanë” për mbështetjen e tyre gjatë ndeshjes.

Presidenti i FFK-së ka shprehur mirënjohje për futbollistët, përzgjedhësin Franco Foda dhe stafin teknik për angazhimin dhe përkushtimin e treguar.
Ai ka falënderuar gjithashtu ekipin organizativ, institucionet e rendit dhe sigurisë dhe të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Në fund, Ademi ka përcjellë edhe një mesazh në lidhje me kujtimin dhe mbështetjen për çlirimtarët, duke e përmbyllur postimin me thirrjen: “Sonte fituam në fushë, por fituam edhe në unitet, krenari dhe dashuri për Kosovën.LIRIA KA EMËR! PËR ÇLIRIMTARËT!” 🇽🇰💛💙

Të ngjashme

Të fundit