Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Pejë, ku një grua është goditur për vdekje nga treni.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Për redaksinë, Gashi bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm.
Ndërkaq, vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes






