Adriatik Kelmendi: Gjykata Speciale është mashtuese, po gjykon vetëm një etni

- Advertisement -

Gazetari Adriatik Kelmendi ka deklaruar se ka qenë kundër procesit gjyqësor në Hagë, duke argumentuar se kjo gjykatë, sipas tij, është themeluar për të gjykuar vetëm një etni.

Kelmendi tha se një gjykatë e tillë nuk mund ta kalojë as gjykimin moral, pasi, sipas tij, bie ndesh me parimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë.

I ftuar në emisionin VV Show me Vehbi Kajtazin e Visar Ymerin, Kelmendi ka dhënë tri mundësi për ndryshimin e qëndrimeve të Abdixhikut.

“Kam qenë kundër procesit në Hagë, pasi aty gjykohet vetëm një etni. Nuk mund të themi se figura e Justicias, me sytë e mbyllur, simbolizon drejtësinë e barabartë për të gjithë, kur që në gjenezën e saj themelohet një gjykatë që do të gjykojë vetëm një etni. Prandaj, si e tillë, ajo nuk ka mundur ta kalojë as gjykimin moral, nëse mund ta përdor këtë shprehje”, deklaroi Kelmendi.

 

Të ngjashme

Të fundit