Zyrtare: Valentin Barco te Chelsea

- Advertisement -

Chelsea ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit argjentinas Valentin Barco nga skuadra franceze RC Strasbourg.

Klubi londinez ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se ka arritur marrëveshje për afrimin e reprezentuesit të Argjentinës, i cili do të jetë pjesë e projektit të “Bluve” në sezonet e ardhshme.

“Mirë se vjen në Chelsea, Valentin”, ka shkruar klubi anglez në njoftimin e tij.

Barco konsiderohet një nga talentet premtuese të futbollit argjentinas dhe transferimi i tij shihet si një investim për të ardhmen nga Chelsea.

Të ngjashme

Të fundit