Visar Ymeri: Jam i sigurt se katërshja e UÇK-së në Hagë do të kthehen të pafajshëm

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri beson se të akuzuarit nga Gjykata Speciale do të shpallen të pafajshëm, duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për t’i dënuar ata.

Gjatë emisionit “VV Show”, Ymeri tha se e ka përcjellë me kujdes procesin gjyqësor në Hagë dhe se, sipas vlerësimit të tij, nuk ekzistojnë prova të forta kundër të akuzuarve.

“Jam i sigurt se ata në Hagë do të kthehen të pafajshëm. E kam përcjellë me kujdes gjykimin dhe besoj se do të shpallen të pafajshëm. Nuk ka asnjë provë të fuqishme ndaj tyre. Uroj dhe shpresoj që Gjykata Speciale të mos marrë një vendim të bazuar në politikë, sepse kjo do ta zhbënte plotësisht jo vetëm besimin në Kosovë, por edhe vetë Gjykatën e Hagës”, deklaroi Ymeri.

Ai shtoi se e konsideron gabim faktin që, sipas tij, institucionet e Kosovës nuk janë marrë më shumë me këtë çështje.

Të ngjashme

Të fundit