23.2 C
New York
Tuesday, May 28, 2024

Buy now

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon.

“Duhet të sillemi konstruktiv në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë të legjitimohemi si palë e cila është faktor stabiliteti në rajon, dhe jo e kundërta”.

“Gjatë qëndrimit tij në Amerikë pata rastin të takohem me shumë persona të rëndësishëm dhe mund t’ju them se nuk mund të krenohemi se e kemi partneritetin që e kemi pasur, dhe se zyrtarët e lartë të ShBA-së janë të kënaqur me mënyrën se si sillet qeveria e Kosovës në raport me ta”.

“Ka pakënaqësi, dhe unë konsideroj që ka hapësirë të madhe për përmirësim dhe për mënyrën se si do të duhej të sillej qeveria jonë”.

“Nuk po shohim gatishmëri që të ndryshohet qasja dhe të shikojmë se si është interesi ynë, e jo të inspirohemi nga mënyra se si sillet Serbia”.

“Për aq sa unë pata mundësi të bisedoj me shumë zyrtarë, me njëfarë mënyre janë lodhur pak me qasjen e kësaj qeverie nga Kurti dhe konsideroj që durimi i tyre ka ardhur gati deri para përfundimit”, deklaroi Totaj në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit