19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Tom Hanks “tërbohet” dhe ju bërtet fansave, shkak një incident i bashkëshortes

- Advertisement -

Aktori i njohur, Tom Hanks ka pasur një moment shpërthimi pasi teksa po dilte së bashku me bashkëshorten e tij, Rita Wilson nga një restorant dhe po shkonin drejt makinës, disa fansa u afruan drejt çiftit duke iu kërkuar foto.

Nga pamjet që janë bërë virale në internet, Hanks shihet duke i bërtitur grupit të fansave pasi ata u bënë shkak që të bashkëshortja e tij të pengohej në rrugë.

Teksa Wilson po dilte nga restoranti, si pasojë e shtyrjes aksidentalisht nga disa fansa, ajo kthehet dhe i thotë me vendosmëri fansit të ndalojë.

Hanks pastaj u kthehet dhe përballet me grupin e fansave, ngre duart dhe bërtet: “Kjo është gruaja ime, largohu”. Dyshja më pas largohen me një makinë që po i priste. Disa anëtarë të grupit të fansave menjëherë kërkuan falje.

Në video, një roje sigurie shihet duke hapur rrugën për Hanks dhe Wilson që përpiqen të largohet teksa ecin përmes turmës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit