“Taranto 2026”, sot i dorëzohet flamuri ekipit të Kosovës

- Advertisement -

Sot në një ceremoni shtetërore, do të prezantohet ekipi i Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” si dhe do të bëhet dorëzimi i flamurit për delegacionin që do të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe sportive.

Ceremonia e cila do të nis në orën 18:00, ndërsa në të pritet të marrin pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit të Kosovës përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Në Taranto, Kosovën do ta përfaqësojnë 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, të cilët do të garojnë në 21 sporte.

Për herë të parë në historinë e pjesëmarrjes së saj në Lojërat Mesdhetare, Kosova do të garojë edhe në katër sporte ekipore: futboll, volejboll, hendboll dhe basketboll 3×3.

Bilanci i Kosovës në dy edicionet e kaluara është mjaft pozitiv. Sportistët kosovarë kanë fituar gjithsej 10 medalje, prej të cilave 9 në xhudo dhe 1 në boks.

Me një delegacion rekord dhe pjesëmarrje në një numër të madh disiplinash, Kosova synon të shkruajë një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e saj sportive në Taranto.

Të ngjashme

Të fundit