Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për tentim-vrasje në Istog, kërcënoi dhe policinë nga arratia

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet V.H., i dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe kanosje.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 7 gusht në fshatin Orroberd të Istogut, pas një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje fizike. I dyshuari dyshohet se ka shtënë me një pushkë gjuetie të modifikuar në drejtim të D.H., duke e goditur në kofshë dhe duke i shkaktuar lëndime të rrezikshme për jetën.

Po ashtu, gjatë hetimeve dyshohet se V.H. ka poseduar pa autorizim edhe një revole. Një ditë pas incidentit, ai dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka publikuar përmbajtje kërcënuese ndaj zyrtarëve, duke i kanosur me përdorimin e armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese.

Kërkesa për paraburgim i është dorëzuar Gjykatës kompetente për vendim.

Të ngjashme

Të fundit