7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Sveçla viziton kryetarin e Leposaviqit: Këtu është Republikë e Kosovës, do t’i tejkalojmë këto vështirësi

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas takimit me kryetarin e komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi, ka thënë se i ka ofruar atij mbështetje dhe se janë pajtuar që të gjitha institucionet qëndrore dhe lokale të punojnë për të mirën e qytetarëve pa dallim.

“I dëshirova punë të mbarë, shpreha mbështetjen tonë dhe u pajtuam që të gjitha institucionet të punojnë për të mirën e qytetarëve. Përkundër vështirësive ne jemi të bindur që të gjitha vështirësitë do t’i tejkalojmë”, tha Sveçla.

I pyetur se a do të vazhdojë Policia e Kosovës të qëndrojë para objekteve të komunave, Sveçla tha se Policia është e Kosovës dhe se kjo pjesë e vendit është Republikë e Kosovës.

“Policia e Kosovës është Polici e Kosovës, këtu është Republikë e Kosovës “,tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit