12.2 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë

Sot në fshatin Zhdredhë të Gjakovës një grua është gjetur pa shenja jete.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e gruas e lindur në vitin 1972.

Teksa tha se është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Sot kemi pranuar informatë se në fshatin Zhdredhë-Gjakovë, familjarët kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1972. Në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore. Është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha ai.

Të ngjashme

105,454FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit