Xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës në futboll, do të vazhdojë edhe sot, me dy ndeshje tjera në program, që gjithashtu pritet të jenë interesante.
Dueli i parë i ditës, është ai që zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nga ora 14:00, ku përballen Feronikeli ’74 dhe Llapi.
Skuadra nga Drenasi, në xhirot e fundit ka treguar paraqitje të mira dhe aktualisht renditet në pozitën e tetë në tabelë me 7 pikë, katër më shumë se Llapi që është i parafundit.
Feronikeli ’74 në ndeshjen kundër Llapit futet pas një serie prej dy ndeshjeve pa humbje, ku ka regjistruar një fitore dhe një barazim kurse Llapi ka vetëm një fitore pas tetë xhirove dhe në tri ndeshjet e fundit ka pësuar 9 gola dhe nuk e ka shënuar asnjë.
Ndërkohë, nga ora 18:00 po ashtu sot, Dukagjini përballet me skuadrën e Vushtrrisë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Dukagjini është i treti në tabelë me 13 pikë, dhjetë më shumë se Vushtrria që është e fundit dhe që xhiron e shkuar mori pikët e para këtë sezon, duke fituar pas shtatë humbjeve rresht.






