Como ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj AEK-ut, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra italiane ishte dukshëm më kërkuese dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi, sidomos në pjesën e parë, kur Luklcas Da Cunha dështoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë.
Megjithatë, momenti vendimtar erdhi me Luis Millën, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga rreth 25 metra, duke mposhtur portierin shqiptar Thomas Strakoshën.
Me këtë sukses, Como ngjitet në vendin e tretë të tabelës pas pesë xhirove, me 12 pikë të grumbulluara.
Italianët kanë realizuar plot 20 gola deri më tani, duke u bërë skuadra me sulmin më efikas në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Në xhiron e ardhshme, Como do të udhëtojë në Spanjë për t’u përballur me Betisin, ndërsa AEK-u do të presë Galatasarajin.






