Betisi fiton me lehtësi ndaj Slovan Bratislavës si mysafir

- Advertisement -

Real Betis ka shënuar fitore të rëndësishme 2-0 në udhëtim ndaj Slovan Bratislavës, në kuadër të Ligës së Kampionëve, falë një paraqitjeje fantastike të Cucho Hernandezit, i cili realizoi të dy golat e ndeshjes.

Skuadra spanjolle e zhbllokoi rezultatin në minutën e 43-të, kur Hernandez u shkëput bukur në zonë dhe shënoi me kokë pas një harkimi në shtyllën e largët.

Sulmuesi kolumbian goditi sërish në minutën e 60-të, këtë herë pas një harkimi nga këndi të Iscos, duke realizuar edhe një gol tjetër të bukur me kokë për ta dyfishuar epërsinë e Betisit.

Pas golit të dytë, Real Betis e kontrolloi plotësisht ndeshjen, duke mos i lejuar vendasit të krijonin raste të rrezikshme për të rikthyer rezultatin.

Kjo fitore i ndihmon Betisit të konsolidohet në mesin e tetë skuadrave të para në tabelë, ndërsa Slovan Bratislava mbetet në fund të renditjes.

Për më tepër, skuadra sllovake barazoi rekordin negativ të humbjeve radhazi në Ligën e Kampionëve, me 13 të tilla, rekord që e ndan me Marseille.

Të ngjashme

Të fundit