Ka përfunduar baras ndeshja më interesante e xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve ndërmjet Arsenalit dhe Dortmundit.
Ndeshja Arsenal – Dortmund përfundoi me rezultat 1:1, ndërsa u zhvillua të martën mbrëma në Londër, në kuadër të xhiros së pestë fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Viktor Gyokeres kaloi në epërsi Arsenalin me golin e realizuar në minutën e dhjetë.
Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë. Por gjermanët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 55-të nëpërmjetr Maximilian Beier barazuan rezultatin në 1:1.
Me rezultatin 1:1 përfundoi edhe ndeshja e luajtur në “Emirates”.






