Veç edhe 13 gola! Ronaldo shënon gol dhe i afrohet edhe më shumë shifrës prej 1000 golash

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo ka shkuar edhe një gol më afër shifrës prej 1000 gola në karrierë.

Superylli portugez ka shënuar sonte në ndeshjen mes Al-Nassr dhe Al-Sadd në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve të Azisë, e cila është mbyllur me rezultat 2-1.

Cristiano Ronaldo shënoi gol në minutën e 14-të të ndeshjes.

CR7 shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për epërsinë prej 1-0 të skuadrës nga Arabia Saudite.

Ky ishte goli i 987-të në karrierën e tij dhe tashmë është vetëm 13 gola larg arritjes së shifrës prej 1000 golash, ku do të bëhej lojtari i vetëm që e ka arritur këtë në historinë e futbollit.

Me këtë fitore Al-Nassr ka shkuar në kuotën e nëntë pikëve në Ligën e Kampionëve të Azisë, me katër ndeshje të zhvilluara.

Të ngjashme

Të fundit