Superliga: Drita me + 5 në krye, nxehet lufta për mbijetesë

- Advertisement -

 

​Kur kampionati po i afrohet fundit, gara në elitën e futbollit kosovar është ndarë në dy fronte të nxehta: lufta për titullin kampion dhe beteja e ashpër për t’i ikur rënies nga liga.

​Gara për titull: Drita me hapa kampioni

​Pas 29 javëve të zhvilluara, Drita ka krijuar një distancë të rëndësishme prej 5 pikësh ndaj përcjellësit të parë, Ballkanit. Me 54 pikë në total, gjilanasit duken favoritët kryesorë për të rikthyer trofeun në shtëpi, ndërsa Ballkani (49 pikë) të cilët kanë ngecur prapa.

​Evropa: Tri skuadra për një vend

​Prishtina (44 pikë), Malisheva (43) dhe Gjilani (43) janë përfshirë në një garë “dhëmb për dhëmb” për pozitat që dërgojnë në garat evropiane, duke e bërë çdo ndeshje të mbetur finale më vete.

​Drama në fundin e tabelës

​Në zonën e poshtme, situata është alarmante për disa klube. Llapi dhe Ferizaj, të dyja me nga 33 pikë, po luftojnë për të shmangur pozitën e tetë që dërgon në barazh. Ndërkohë, Prishtina e Re mbetet e fundit me 28 pikë, duke pasur nevojë për një seri fitoresh për të mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.

​Çdo pikë në javët e mbetura do të peshojë shumë, si për titullin, ashtu edhe për mbijetesën, duke shndërruar ky sezon me shumë enigma deri në xhiron e fundit

Të ngjashme

Të fundit