Lulëzon Jagxhiu, ministër i Digjitalizimit të Administratës Publike gjatë një konference për media deklaroi se Kosova ka sfida në listimin shtetëror të saj në fushën e digjitalizimin.
Sipas tij, kjo vjen për shkak që vendi ynë nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, transmeton Klankosova.tv.
“Një prej qëllimeve të këtyre programeve dhe anëtarësimeve në forume është shkëmbimi i përvojave dhe njohurive në këtë fushë që është shumë dinamike, dhe natyrisht e kemi gjithmonë për qëllim që t’i sjellim praktikat më të mira nga fusha e digjitalizimit në vendin tonë”, tha ai.
“Pranimi i Kosovës në listën e shteteve dhe për të pasur domenin e saj shtetëror, lidhet me aspektet politike dhe ato komerciale, dhe në shumë platforma të ndryshme, Kosova ka sfida në listimin e saj për shkak se nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, prandaj edhe kërkohet punë e vazhdueshme, të cilën ne jemi duke e bërë me prodhuesit si janë Google dhe Apple”, u shpreh ministri.






