Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mohoi se ka hequr nga zyra e Presidencës flamurin dardan që u bë simbol i këtij institucioni.Në një video ku iu drejtua bashkatdhetarëve për të marrë pjesë në procesin e votimit, Haxhiu u shfaq me dy flamuj të Kosovës në sfond dhe pa atë të Presidencës.
E pyetur sot nga gazetarët, Haxhiu tha se s’është e vërtetë që e ka hequr derisa u ankua për “lajme të rreme” për raportimet se flamuri s’u shfaq në video.“Kjo s’qëndron, s’është e vërtetë, por më duhet t’ju them se unë s’merrem me skenografi e as me kuadër. Prandaj, është vetëm një lajm i rremë siç po ndodhë në vazhdimësi, fatkeqësisht, kohëve të fundit”.






