Nga nesër, më 7 maj, në lagjen Arbëria do të nisin punimet për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti në rrugën “RR Vicianum”.
Sipas njoftimit zyrtar të komunës, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullimin e mjeteve, deri më 12 maj 2026, për shkak të punimeve.
Komuna u bëri thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të kenë mirëkuptim për pengesat e përkohshme në qarkullim.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se në lagjen Arbëria, në rrugën “RR Vicianum”, do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti.
Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve.
Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!






