7.6 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Specialja refuzon kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt: Nuk trajtohen mjaftueshëm rreziqet e përshkruara

- Advertisement -

Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt për ndryshimin e kushteve të lirimit të tij.

Këto kushte janë vendosur në muajin maj të këtij viti, por gjyqtarja Marjorie Masselot ka refuzuar këtë kërkesë të Kilajt që t’i mundësohet lejimi i udhëtimit në Shqipëri, sipas saj, propozimi i ndryshimeve të propozuara nuk trajtojnë mjaftueshëm rreziqet e përshkruara në nenin 41 (6) (b) të Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Në një version publik të vendimit të saj, të depozituar më 24 shtator 2024, gjyqtarja e vetme në rastin e Isni Kilajt refuzoi kërkesën e Mbrojtjes për ndryshimin e kushteve për lirimin e Isni Kilajt, të cilat ishin vendosur në maj të këtij viti. Mbrojtja kërkoi ndryshime të përkohshme të kushteve aktuale për ta lejuar atë të udhëtonte në Shqipëri, por gjyqtarja Marjorie Masselot vendosi se ndryshimet e propozuara nuk do të trajtonin mjaftueshëm rreziqet ekzistuese të përshkruara në nenin 41(6)(b) të ligjit” njofton Specialja.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit