Spanja dhe Portugalia që më parë e kishin siguruar pjesëmarrjen në EURO 2024, kanë vazhduar me fitore.
Portugezët i mbyllën kualifikimet me ecuri perfekte, duke marr dhjetë fitore nga dhjetë ndeshje, duke tubuar 30 pikë.
Fitorja e fundit erdhi ndaj Islandës ku portugezët fituan 2-0 me golat e Bruno Fernandes dhe Ricardo Horta.
Përveç Portugalisë, nga ky grup tutje ka kaluar edhe Sllovakia që ka 22 pikë.
Në anën tjetër, Spanja fitoi 3-1 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Robin Le Normand, Ferran Torres dhe një autogol i Lochoshvilit ishin golat e La Roya, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia shënoi për gjeorgjianët.
Spanjollët kanë 21 pikë si lider, ndërsa në vendin e dytë përfundoi Skocia.