Drita ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1 në stadiumin “13 Qershori”, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.
Gjilanasit kaluan në epërsi në minutën e 34-t përmes Blerim Krasniqit, i cili realizoi pas asistimit të Liridon Balajt.
Drita e dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë, kur Besnik Krasniqi shënoi për 2-0.
Dukagjini reagoi përmes Dienit Isufit, i cili ngushtoi rezultatin në 2-1 dhe riktheu shpresat e vendasve.
Në minutat shtesë, klinasit ishin shumë pranë barazimit, por goditja e tyre u ndal nga shtylla.
Drita e ruajti epërsinë deri në fund dhe me këtë fitore shkon në 11 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet me 12 pikë.






