Drenica ka regjistruar fitore të thellë 4-0 ndaj Llapit, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.
Ndeshja në stadiumin “Bajram Aliu” ishte e veçantë, pasi për herë të parë u zhvillua nën reflektorë, ndërsa në tribuna ishin të pranishëm shumë tifozë.
Drenica e zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të përmes Gjergji Kotes, Adrian Durmishaj shënoi për 2-0 në minutën e 41-të, ndërsa Kote realizoi edhe golin e dytë personal vetëm tri minuta më vonë.
Në pjesën e dytë, Agim Zeka vulosi fitoren 4-0 në minutën e 70-të.
Me këtë fitore, Drenica shkon në 9 pikë, ndërsa Llapi mbetet në kuotën e 3 pikëve pas shtatë xhirove.






