Milani mposht Lecces

- Advertisement -

Milani ka marrë një fitore me rezultat 3-0 ndaj Lecces, në një ndeshje ku kuqezinjtë ishin dukshëm skuadra më e mirë në fushë.

Cristian Pulisic zhbllokoi rezultatin herët, duke shënuar golin e tij të gjashtë në karrierë ndaj Lecces.

Në pjesën e dytë, Milani realizoi edhe dy here, pas një aksioni spektakolar të kuqezinjve, Adrien Rabiot shënoi golin e dytë sezonal, ndërsa Diego Moreira vulosi fitoren për 3-0, vetëm tre minuta pasi kishte hyrë në fushë.

Me këtë fitore, Milani regjistron triumfin e tretë të sezonit dhe ngjitet në 11 pikë, tri më pak se lideri Roma. Për Leccen kjo ishte humbja e tretë e sezonit.

Në xhiron e ardhshme, Milani udhëton te Sassuolo, ndërsa Lecce pret Bolognan.

Të ngjashme

Të fundit