Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, duke thënë se Kosova këtë muaj ka marrë “dy goditje”.
Përmes një postimi, Jashari ka përmendur fillimisht, siç e cilëson ajo, “dështimin e madh në arsim”, ndërsa goditjen e dytë e ka lidhur me një vendim që, sipas saj, ka prekur historinë e Kosovës.
Ajo ka kritikuar institucionet për mungesën e një përgjigjeje dhe veprimi konkret, duke theksuar rëndësinë e procesit të apelit.
Sipas Jasharit, çështja e apelit kërkon profesionalizëm, bashkëpunim dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa ajo e ka cilësuar atë si çështje shtetërore.
Në fund, deputetja e PDK-së u ka bërë thirrje partive politike që të tregojnë përgjegjësi dhe të mos e lënë, siç është shprehur ajo, popullin “pa një përgjigje”.






