Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po zhvillohet sonte nata e pestë e protestës kundër vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Një nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në proceseit gjyqësore në Hagë.
“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së”, ka deklaruar Haziri para protestuesve.






