‘Sonte hapet rruga’ – Rama njofton për përfundimin e punimeve në gjysmën e parë të “Fehmi Lladrovcit”

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet.

Përmes një postimi, Rama ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë kohës sa kanë zgjatur punimet, duke bërë të ditur se rruga do të hapet për qarkullim sonte.

“Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin gjatë punimeve. Punimet në gjysmën e parë të rrugës ‘Fehmi Lladrovci’ përfunduan. Sonte hapet rruga”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme

Të fundit