Kur do të konstituohet Kuvendi nuk dihet, por kush do të udhëheqë seancën e parë nuk është sekret.
Në krye të vendit do të jetë sërish, Avni Dehari, si deputeti më i moshuar.
Fatma Taqi nga partia Turke do të jetë krah tij për herë të parë si vartëse e Deharit, ngase është më e reja e kuvendit.
Të dy këta bashkë me 118 deputetë të tjerë, moshën mesatare sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi e kanë 46 vjet.
Por, nga shoqëria civile po rekomandojnë që kjo mesatare të synohet të jetë edhe më e ulët, ngase statistikat për popullsi janë edhe më të vogla, shkruan klankosova.
Formacioni i kësaj legjislature do të jetë 43 gra, 77 burra, ndërkaq për herë të parë epitetin si ligjvënës do ta kenë 50 politikanë.






